Nga Ilir Metaj

Në këtë jetë, ndodh shpesh që njerëzve u bashkohen rrugët nga miqësia, ose u ndahen përgjithmonë nga urrejtja. Bashkimet sikurse dhe ndarjet janë liri. Por në jetë ndodh rrallë që dy njerëz t’i bashkojë përgjithmonë urrejtja. Ky bashkim është skllavëri. 21 janari hyri dhunshëm në kalendarin e shqiptarëve si celebrim i përgjakur i urrejtjes së dy individëve ndaj demokracisë.

Dhe kjo datë i bashkoi pergjithmonë rrugët e tyre. U celebruan me kurorë në praninë e 4 dëshmitarëve në arkivol. Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nuk i ndan dot më asnjë vulë,shul apo matrapik. Sikur asgjë tjetër të mos kenë më bashkë, do të jenë përgjithmonë bashkautorë të shënjimit të 21 janarit, si data e krimit të shtetit ndaj qytetarit me duart ne xhepat e vet bosh.