Shqiptarët jashtë atdheut po na bëjnë krenarë çdo ditë me talentet e tyre, ndërsa bëjnë bujë dhe na nderojnë kudo. Një nga shqiptaret adoleshente e cila po bën namin me talentin e saj në këndim është 16-vjeçarja, Argjenda Aliu. Ajo jeton në Finlandë dhe ka nisur një rrugëtim të bukur në “The Voice of Finland”.

Shqiptarja e cila nisi hapat e saj drejt karrierës me ‘cover’, tashmë po mahnit jurinë e “The Voice of Finland” me zërin e saj që ngriti në këmbë edhe publikun. Ajo interpretoi këngën ‘Yours’ të këngëtares së njohur, Ella Henderson, duke bërë që gjithë paneli i jurisë të kthejë karriget e tyre. Juria mbeti e surprizuar dhe e mahnitur me timbrin e saj ndryshe në zë.

E gjithë performanca e Argjendës, mori komente pozitive, ndërsa të gjithë e duartrokitën në këmbë dhe të mahnitur.