Bayerni mposhti skuadrën e Barcelonës në Ligën e Kampionëve duke e eliminuar nga Champions League dhe e dërguar në Europa League.

Rezultati 0-2 që në pjesën e parë e ka tensionuar jo pak trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez. Ai ka qenë nervoz në pjesën e dytë dhe më shumë për krenari sesa për të tjerat ai është kapur edhe me lojtarët e Bayernit.

Në një moment ai i kërkon gjyqtarit të takimit të ndëshkojë me karton të verdhë një lojtar të Bayernit.

Sjellja e tij nuk është pritur mirë nga bavarezët. Kapiteni Manuel Neuer ka reaguar dhe i është drejtuar Xavit me fjalët: “Rri urtë, mbylle gojën”.

Xavika dashur të reagojë, por më pas ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe për të mos u futur në një debat me portierin gjerman.