Milani e sheh veten 4 pikë larg kreut të Serie A, që mbahet nga Interi. “Gazzetta dello Sport”, në edicionin e sotëm të saj përpiqet të analizojë arsyet e frenimit të kuqezinjve. Nuk është vetëm fat i keq, sigurisht, por mungesa e Simon Kjaer po rëndon shumë në dinamikën e lojës së “Djallit”.

Pioli është detyruar të heqë dorë nga lideri i tij i prapavijës. Një problem tjetër është mungesa e lojës së topit në tokë, evidente në të dhënat e ndeshjes kundër Napolit, ku Milani ka kërkuar shpesh topa të lartë, me skuadrën që ishte shumë e gjatë mes reparteve.

Ka edhe disa zgjedhje të gabuara në merkato, duke filluar me vendimin për të bashkuar Ibrahimovic dhe Giroud në të njëjtin repart, dy sulmues që bëjnë 75 vite së bashku. Përtej golave, në reflekse, kohë reagimi dhe garë, vërehet rënia fiziologjike e tyre.

Edhe Brahim Diaz u “zhduk” pas një super starti të sezonit, duke na bërë të pendohemi për Calhanoglu që admirohet tek Interi. Së fundi, situata e kontratës në të cilën ndodhet Franck Kessie ia ka hequr qetësinë atij. Sot, lojtari nga Bregu i Fildishtë nuk është më ai i mëparshmi.