A2 CNN ka mësuar agjendën paraprake të vizitës së të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar, që zhvillohet të enjten në Tiranë.

Zyrtari amerikan do të takohet fillimisht rreth orës 11:00 me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Më pas, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa në orën 17:00, do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave.

Nderkohe qe me kryeministrin Rama, zyrtari i larte i SHBA Escobar pritet se do te konsumoje dhe nje darke pune.