Sergino Dest tashmë po planifikon largimin e tij nga Barcelona dhe lojtari amerikan shpreson të sigurojë një lëvizje te gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich.

Pas mbërritjes në klub në vitin 2020 nga Ajax , kur ai ishte gjithashtu i lidhur me Bayernin, Dest ishte i rregullt në 11-shen e Ronald Koeman gjatë kohës së holandezit në krye të klubit. Por, ardhja e Xavi Hernandez në pankinë ka ndryshuar gjërat për 21-vjeçarin.

Kthimi i Xavi në Katalonjë bëri që Blaugrana të konfirmojë nënshkrimin e ish-mbrojtësit të krahut Dani Alves , i cili do të jetë i disponueshëm për të luajtur nga janari e tutje.

Dest u përfshi në formacionin startues të humbjes 3-0 të Barcelonës ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve të mërkurën, përpara se të hiqej në pjesën e parë, dhe El Nacional ka raportuar se lojtari ka kontaktuar me bavarezët rreth një lëvizje e mundshme.

Katalanasit mundën Bayernin në ndjekje të amerikanit në vitin 2020, por tani mendohet se do të ishin të gatshëm të dëgjonin ofertat për shërbimet e tij dhe me gjasë do të kërkonin të sillnin rreth 30 milionë euro për të.

Mbrojtësi i krahut ka luajtur 57 herë për Barcelonën që kur u bashkua, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë katër asistime në kohën e tij në klub.