Aktorja e “Beasts Of The Southern Wild”, Jonshel Alexander, ka vdekur në moshën 22-vjeçare. Alexander, e cila luajti Joy Strong në filmin e nominuar për Oscar 2012, thuhet se u qëllua dhe u vra në New Orleans, Luiziana të shtunën.

Sipas Hollywood Reporter, policia tha se ajo dhe një burrë u qëlluan brenda një automjeti dhe u shpall e vdekur në vendngjarje. Hetuesit kanë gjetur një automjet që besohet se është përdorur nga vrasësi.

Ajo mori pjesë në film në moshën 12 vjeçare. Regjisori Benh Zeitlin caktoi Jonshel Alexander për rolin dytësor, në një audicion që kishin aplikuar më shumë se 4000 aktorë. Nëna e saj, Shelly i bëri homazhe vajzës së saj duke thënë: “Ajo i dha jetë çdo gjëje. Jonshel ishte e guximshme, e llastuar.