Anëtarja e Komisionit të rithemelimit, Albana Vokshi në një deklaratë për media ka dhënë të rejat e fundit nga procesi i votimit për shkarkimin e kryedemokratit Basha.

Vokshi thotë se ka pasur shumë fluks në qendrat e votimit, ndërsa interesi i demokratëve është shumë i lartë, ndërsa shton më tej se e sotmja është një nga ditët më të rëndësishme në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Në total janë 107 qendra votimi, ku sipas Vokshit në radhë të gjata presin qytetarë për orë të tëra, ndërsa më tej ka bërë edhe raportin e votimeve deri në orën 11:30:

Qarku Shkodër kanë votuar 1080 persona
Qarku Lezhë kanë votuar 1100 persona
Qarku Kukës kanë votuar 915 persona
Qarku Dibër kanë votuar 548 persona
Qarku Durrës kanë votuar 1191 persona
Qarku Tiranë kanë votuar 2566 persona
Qarku Elbasan kanë votuar 731 persona
Qarku Berat kanë votuar 251 persona
Qarku Korçë kanë votuar 855 persona
Qarku Fier kanë votuar 1535 persona
Qarku Gjirokastër kanë votuar 485 persona
Qarku Vlorë kanë votuar 423 persona

Në total deri në orës 11: 30 kanë votuar 11 mijë e 680 demokratë, ndërsa në të gjithë qendrat e votimit ka fluks, sicc edhe u shpreh Vokshi.

Më tej, Vokshi shton se gjatë proceseve të votimit janë shënuar disa incidente të vogla, ndërsa fajëson Lulzim Bashën dhe Kryeministrin Rama.

“Në total deri nga ora 11 e gjysmë 11 680 demokratë. Në të gjitha qendrat e votimit kanë fluks, ne jemi të gjithë në terren dhe do ju njoftojmë rast pas rasti. Ka pasur raportime nga komisionerët tanë për incidente. Kanë qenë të izoluara, që dëshmon që edhe Rama edhe Basha kanë dashur ta pengojnë. Kemi pasur raste edhe nga Rama dhe nga Basha që duan të pengojnë procesin e Referendumit. Ju siguroj se askush nuk mund të ndalë vullnetin e demokratëve për shkarkimin e Bashës. Janë denoncuar publikisht dhe mediatikisht dhe do të ndiqet çdo procedurë ligjore”, u shpreh Vokshi.