Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka treguar pushtetin e tij para kamerave sot në Serbi duke poshteruar Drejtorin e Elektroekonomisë së Serbisë, Milorad Grçiç, duke e pyetur me tone kërcënuese pse nuk më ke njoftuar se ka pasur zjarr të vogël në B1 (bllok i termoelektranës).

Kur shefi i EPS-së i është përgjigjur se nuk ka dashur ta ngarkojë me gjëra dhe se puna e zjarrit është zgjidhur shpejt, Vuçiç pasi ka dëgjuar këtë përgjigje, ka vazhduar poshtërimin e drejtorit duke i thënë se është dashur ta njoftojë ai për këtë problem, e jo BIA (shërbimi sekret serb).

Më pas Vuçiç i ka kërkuar atij që të stabilizojë gjendjen me rrymë duke i thënë që ta bëjë këtë deri para Vitit të Ri.