Pas nje pune intensive dhe ore te gjata nen kushte ekstremi te motit te keq, elektricistet e njesise OSSH Malësi e Madhe, Shkodër kanë mundur kete mbremje ti japin energji elektrike Vermoshit, skajit verior te vendit.

Fideri i Kelmendit pesoi demtime ne disa degezime gjate fundjaves, si pasoje e reshjeve te debores.

Diten e djeshme iu dha energji Lepusesh, kurse me heret ishin furnizuar Tamara dhe Boga.

Sic shihet ne foto dhe video, terreni dhe kushtet e motit ishin faktore pengues ne realizimin me te shpejte te zgjidhjes se avarive.