Marco Verratti, mesfushori i PSG-së, ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit francez.

“Është e vërtetë që me rolin tim duhet të kuptoj më shpejt lojën e të ardhurve dhe të rris cilësitë e tyre. Të gjithë e njohin Messin apo Hakimin, por në fushë është tjetër gjë.

Nuk është e vështirë të luash me këtë lloj lojtarësh. Është e lehtë të bësh një pasim te Mbappé sepse edhe nëse e jep shumë gjatë, ai e rikuperon me shpejtësinë e tij.

Është e lehtë t’i bësh një pasim Messit, i cili mund të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm me këmbët që ka. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se këtyre lojtarëve u duhet vetëm kohë për të ndërtuar diçka kolektive dhe jam i sigurt se do të ndodhë së shpejti”.