16 Dhjetor- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar apelin e të rinjëve por edhe mjekëve drejtuar adoleshentëve për t’u vaksinuar sa më parë nese akoma nuk janë vaksinuar.

Në dëshmitë e tre të rinjve, bashkë me prindërit vihet theksi tek besimi në shkencë dhe bërja  sa më parë  e vaksinës antiCOVID me qëllim mbrojtjen e shëndetit.
“Vaksinimi i të rinjve është thelbësor për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve nga Covid-19 dhe për t’iu kthyer sa më parë normalitetit.
??Dëgjoni apelin e vetë adoleshentëve dhe mjekëve.
#VaksinatShpëtojnëJetë”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Shefja e Reaminacionit të Pediatrisë në QSUT prof.Ermira Kola nënvizon se vetëm nëpërmjet vaksinimit të rinjtë mund ti rikthehet aktiviteti të tyre normal.

“Duke besuar në shkencë ne lejojmë vaksinimin e fëmijëve dhe në këtë mënyrë ne u japim një shancë që të mbrohen për një periudhë të gjatë për të gjithë mutacionet që pëson ky virus. U japim mundësinë të frekuentojnë shkollën rregullisht, aktivitetet dhe lodrat e tyre, dhe minimizojmë ate panik që kanë prindërit në këtë situatë”, thotë Kola.