Këtë të enjte pritet që kryeministri Edi Rama të marrë dozën e tretë të vaksinës anti Covid.

Sipas kryeministrisë pritet që Rama rreth orës 11:30 do të jetë në ambientet e stadiumit “Air Albania” për marrjen e dozës së tretë të vaksinës.

Ndërkohë gjatë mesditës së sotme pritet që të mblidhet dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve të cilët do të analizojnë situatën Covid në vend.

Ndërkaq sipas burimeve nga abcnews.al pritet që një nga vendimet e sotme të jetë dhe vendosja e marrjes së dozës së tretë të vaksinës për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.