Në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje per aktivitete aktivitetesh që gjenerojnë zhurmë, si lavazhe , zdrkthtari serviset e makinash të cilat do të zhvendosen,, larg zonave të banuara. Bashkia e Tiranës do të jetë bashkia e parë që do të disiplinojë dhënien e lejeve të tipit C për subjekte të tilla, por gjithashtu do të menaxhojë edhe zhurmat e trafikut.

“Para 6 vitesh nuk e mendonim se do vinte dita kur në Tiranë do të flisnim edhe për tema të ndotjes akustike. Por, kur dëgjon se po diskutojmë sot të njëjtën temë që diskutohet edhe në vendet perëndimore, ky është lajm i mirë. Lajmi i keq është se me ndotjen akustike ne kemi një raport tolerance ekstreme. Ndonjëherë, kemi sjellje dramatike, thuajse apokaliptike, për gjëra thellësisht banale të një mungese durimi ndaj dikujt që po kalon vijat e bardha, apo ndaj dikujt që kur ndizet semafori i biem borisë që të lëvizë makinën. Kjo duhet të ndryshojë dhe jam i sigurt se përveç sensibilizimit, do duhet të shikojmë edhe disa rregullime të tjera”.
Kreu i Bashkisë tha se për një kryeqytet europian nuk mjafton pastrimi fizik dhe ka ardhur koha të nisë edhe pastrimi akustik.
“Do jemi bashkia e parë që do plotësojë vakuumin që kemi me lejet e tipit C – pra, do të emetojmë një leje bashkiake për ushtrim aktiviteti, për ku dhe në çfarë zone, gjë që me shumë gjasë do bëhet etalon edhe për bashkitë e tjera. Nuk do të lejojmë dhe nuk do të japim më leje për lavazhe poshtë pallatit; nuk do të lejojmë më servise e gomisteri poshtë pallatit; nuk mund të ketë disko poshtë pallatit. Duhet të kuptojmë se po drejtojmë një qytet ku, siç është rritur vlera e pronës nga pastrimi fizik, ashtu do vazhdojë t’i rritet vlera pronës edhe nga pastrimi akustik,” nënvizoi Veliaj.
Ai shtoi se në funksion të këtij plani do t’i jepen kompetenca të plota të gjithë punonjësve nën uniformën e Policisë së Shtetit apo bashkiake. “Do t’ia japim këtë kompetencë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake. Cilido qytetar që ndihet i kërcënuar nga zhurma e tejskajshme, e gjen shpëtimin te çdo uniformë,Veliaj ishte bashke me minitren e mjedisit Mirela Kumbaron ne degjesne per planin lokal mbi zhurmat