Gjatë ditës së djeshme u raportua se peshëngritësi Briken Calja, i cili fitoi titullin kampion bote në shkëputje, shpërblehet nga qeveria shqiptare si nënkampion, pasi vazhdon t’i njohë vetëm dygarëshin.

Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e kësaj jave ndryshimin që parashikon për herë të parë specifikisht për peshëngritjen, shpërblimin e medalistëve për secilën garë (shtytje, shkëputje dhe në dygarësh), bazuar kjo në rregulloren ndërkombëtare të peshëngritjes.

Ky ndryshim vlen për të gjithë sportistët që prej korrikut 2020, kur doli për herë të parë Vendimi i Këshillit të Ministrave i cili kishte këtë mangësi. Kështu, Briken Çalja do të marrë shpërblimin dinjitoz që i takon një kampioni të përmasave ndërkombëtare.