TikTok ka qenë uebfaqja më e vizituar sivjet në botë, sipas rankimit të “Cloudflaret”. Pas 10 gushtit, rrjeti social TikTok është bërë uebfaqja liderë për shumicën e ditëve në 2021, sidomos në tetor e nëntor.

Top dhjetë faqet më të klikuara për vitin 2021:

TikTok Google Facebook Microsoft  Apple  Amazon Netflix YouTube Twitter WhatsApp Vitin e shkuar, Google ishte lider, bashkë me shërbimet tjera si Maps, Translate e News. Facebooku, Amazoni e Netflix ishin para TikTok, që ishte i shtati. Por sivjet, TikToku shpërtheu. Në shtator, TikToku njoftoi se ka pasur një miliard vizita në muaj. Sivjet aplikacioni i TikTokut u bë më i shkarkuari në botë.