Reali do të ketë punë shumë, shumë të vështirë sonte në San Mames kur të përballet me Athletic Bilbaon.

Los Blancos do të jenë pa 11 futbollistë, nëntë prej të cilëve të infektuar me COVID-19.

Arribas është i infektuari i radhës te Los Blancos, pasi më parë kanë dal pozitiv edhe Alaba, Isco, Marcelo, Lunin, Bale, Asensio, Casemiro, Rodrygo dhe Modric. Derisa Carvajal dhe Ceballos do të mungojnë për shkak të problemeve fizike.

Dani e Ceballos me probleme fizike
Sido që të jetë, Ancelotti ka një skuadër të madhe, dhe do të ketë sërish një 11-she të kënaqshme për të luftuar për fitore, që synon të shkëputet edhe më shumë në renditje pas barazimit të Sevillës me Barcelonën.