Prof.Dr. Dhimitër Kraja nga Spitali Infektiv tha se 94 për qind e pacientëve të shtruar për shkak të koronavirusit, janë të pavaksinuar. Kraja tha se kjo shifër tregon se sa rëndësi ka vaksina në këtë periudhë si edhe rrezikun që mbartin ata që nuk pranojnë të vaksinohen.

“94 për qind e rasteve të shtruar janë të pavaksinuar. Kjo tregon vlerën e madhe të vaksinës dhe rrezikun e madh që kanë ata që nuk vaksinohen, pasi në këtë mënyrë mund të përfundojnë si raste të rënda ose në fatalitete.

Është e padrejtë që rastet që nuk vaksinohen me arysetime të palogjikshme që të rëndojnë aktivitetin e spitalit dhe të pengojnë të drejtën që kanë të sëmurët e tjerë të shërbehen më mirë.

Të ndalet në mënyrë të menjëhershme kjo tendencë për të mos u vaksionuar. Rastet kur mund të shmanget vaksoinimi janë shunmë speciale dhge vendosen nga specialistët”, tha ai.

Më herët, Komiteti deklaroi se ka një rritje të numrit të infektimeve për moshat më të reja duke zbritur deri tek ato pediatrike për shkak të disa vatrave në shkolla.