Keith Groeneveld ka ndarë foton e parë me partneren Adriana Matoshi pasi doli nga kujdesi intensiv. Aktorja dhe deputetja nga Kosova iu nënshtrua një operacioni në tru dy ditë më parë në Spitalin Amerikan për të hequr tumorin në tru. Futbollisti shihet teksa shtrëngon dorën e aktores.

Adriana zbuloi pak ditë më parë se i ishte rikthyer tumori në tru, 9 vite pasi luftoi për herë të parë me këtë sëmundje në një kohë kur ishte dhe shtatzënë. Behxhet Pacolli dhe Labiot Tahiri shprehën gadishmërinë për t’i ardhur në ndihmë për kurim jashtë vendit. Ndërsa vajza e saj reagoi pas operacionit dhe njoftoi se ndërhyrja rezultoi e suksesshme.