Javën e kaluar është zhvilluar një takim mes një anëtari të familjes së Kylian Mbappe dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. Samiti pati disa momente “të nxehta”, me kërkesa shumë të larta nga ana e sulmuesit francez, të cilit i skadon kontrata me PSG. Gjithsesi, ishte një takim paraprak dhe përgatitor, jo përcaktues për ardhjen e francezit në “Santiago Bernabeu”.