Deputetja dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është rikthyer mes familjes, punës, shoqërisë dhe partnerit të saj, pasi kaloi operacionin e vështirë për të hequr masën tumorale që iu rishfaq në kokë.

Së fundmi aktorja është shfaqur e befasuar nga një surprizë e partnerit të saj, Keith Groenveld. Adriana e ka falënderuar të dashurin për surprizën që ai i ka bërë. “Faleminderit i dashur për befasinë e ëmbël”,-shkruan ajo duke pozuar me dhuratën në dorë.

Adriana në daljet e fundit pas ndërhyrjes kirurgjikale, duket në formë shumë të mirë shëndetësore dhe fizike.