Sasia e pamjaftueshme e gjumit zvogëlon aktivitetin e trurit dhe aftësinë për të mësuar, mbajtur mend dhe përqendruar Por harresa është në fakt e dobishme dhe e rëndësishme për funksionimin e mirë të trurit.

Neurologu dr. Scott Small, i cili po hulumton sëmundjen e Alzheimerit, shpjegon se mungesa e gjumit në fakt krijon shumë kujtime, dhe rezultati është truri i mbingarkuar dhe mungesa e hapësirës për të krijuar kujtime të reja, kështu që është më e lehtë të harrosh disa informacione të rëndësishme, shkruan MindBodyGreen.

Çfarë ndodh me kujtesën kur flemë?
– Një nga funksionet bazë të gjumit është pastrimi i kujtesës – shpjegon dr. Small.

Ideja u prezantua nga biologu molekular dhe fituesi i çmimit Nobel, Francis Crick, i cili konstatoi që ne të flemë në mënyrë që të mund të harrojmë. Kjo do të thotë që në një ëndërr truri ynë fshin të dhëna të parëndësishme.

Nëse trurin e përfytyrojmë si një fushë të madhe, kurse kujtimet janë bari që mbin nga toka, ëndrra mundëson mirëmbajtjen e fushës dhe largimin e copave të barit të panevojshëm, shkruan tg.

Nëse nuk flemë mjaftueshëm, truri nuk mund të fshijë informacionet e parëndësishme. Domethënë, ne takohemi çdo ditë me një mori informacionesh për të cilat ndoshta as nuk jemi në dijeni.

– Truri mund të kujtojë mijëra detaje dhe shumica e tyre nuk janë të rëndësishme për jetën tonë – thekson Small.

Si të bëni gjumë më të mirë për kujtesë më të mirë?
Teoria ka kuptim, sepse gjumi është çelësi për rivendosjen e të gjitha përbërjeve qelizore në trup dhe rikuperimin e tyre, dhe kjo përfshin kujtimet.

Për të bërë gjumë më të mirë, mbani dhomën tuaj të gjumit në temperaturën e duhur, shkoni në shtrat rregullisht në të njëjtën kohë dhe shikoni vaktet tuaja para gjumit pasi ato gjithashtu mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit.