Doza përforcuese e Moderna është efektive kundër variantit Omicron, sipas një deklarate të kompanisë. Prodhuesi i vaksinës tha se vendimi për t’u fokusuar në vaksinën aktuale, mRNA-1273, u nxit pjesërisht nga shpejtësia e përhapjes së variantit të zbuluar së fundmi. Kompania ende planifikon të zhvillojë një vaksinë të re kundër Omicron, në fillim të vitit të ardhshëm.

“Ajo që ne kemi në dispozicion tani është 1273,” tha Dr. Paul Burton, eksperti kryesor i Moderna-s, në një intervistë. “Është shumë efektive dhe është jashtëzakonisht e sigurt. Mendoj se do t’i mbrojë njerëzit gjatë periudhës së pushimeve të ardhshme dhe gjatë muajve të dimrit.”

Kompania tha se dy dozat e vaksinës gjenerojnë antitrupa neutralizues në nivele të ulta kundër variantit Omicron, por një dozë përforcuese 50 mikrogram rrit antitrupat neutralizues kundër variantit 37 herë.

Një dozë më e lartë, 100 mikrogramë përforcuese e së njëjtës vaksinë rrit edhe më shumë nivelet e antitrupave – rreth 80 herë më shumë.