Çmimi i energjisë elektrike ka arritur nivelet më të lartë për këtë vit.

Çmimi i energjisë elektrike në Spanjë nga nesër nesër do të kushtojë 287.78 euro për megavat/orë, i tejkaluar vetëm nga 288.53 euro në 7 tetorin e kaluar.

Të dhënat mbi këto ndryshime u publikuan nga Operatori i Tregut Iberik energji (Omie). Këto çmime do të jenë të vlefshme edhe për Portugalinë.

Kujtojmë se kostoja e faturës së energjisë elektrike në Spanjë u rrit në muajin tetor me një mesatare prej 44% në një vit, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) duke iu referuar shtatorit 2021 në lidhje me të njëjtin muaj të vitit 2020.