Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka përgëzuar punën e kryer nga SPAK në këto dy vitet e fundit në vendin tonë. Soreca tha se janë vërejtur hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë.

‘Sot është një ditë për të festuar, ky është një fillim i mbarë. Faktin që 28 hetuesit e parë kanë filluar punë në BKH, por festojmë edhe përvjetorin e dytë të SPAK. Ky institucion është në zemër të një fushe kaq delikate. Jemi angazhuar fort të mbështesim krijimin e një SPAK-u të fortë dhe të pavarur. Një bilanc i fortë po ndërtohet sa i përket ndjekjeve penale dhe dënimeve në çështjet penale të nivelit të lartë. SPAK po rrit bashkëpunimin. Frika ka kaluar nga an tjetër, ishte në anën e prokurorëve edhe të gjyqtarëve, por tashmë po kalon në anën tjetër. SPAK e ka ndryshuar tërësisht lojën. Kemi parë hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë. Është thelbësore të vijojnë bashkëpunimin me agjenci të tjera ligjzbatuese në Shqipëri. Para disa javësh isha shumë i kënaqur që lidhëm SPAK me kanalin Siena të Europol. 28 hetuesit e BKH-së, duhet të jemi krenar. Këto aftësi janë thelbësore, për të trajtuar shumicën e atyre dosjeve penale të nivelit të lartë. Do të presim edhe 32 hetuesit e tjerë.’- tha Soreca.