Prof.Dr. Shinasi Rama në një intervistë thotë se Foltorja e dy dite më parë e Berishës me shqiptarët në SHBA nuk kishte asnjë vlerë përveç konsumit publik.

Ai shkon deri aty sa flet për picamenë e kamarierë, ndërsa për presidentin e nderit të Vatrës që kritikoi ashpër ambasadoren amerikane Kim thotë se është kryetar i një shoqate që nuk mbledh dot 5 veta në kafe.

Rama: Sali Berisha mundet të bëjë takime virtuale me picamena, me restorante, kamariera, pastruesa, sa ti dojë qejfi.

Kim përfaqëson presidentin e SHBA në shtetin shqiptar, është zëri i Amerikës.

Ata njerëz kanë të drejtë të mos pajtohen me Kim, me politikën e presidentit.

Unë nuk jam nga ata dhe ai zotëria që nuk pajtohet me Yuri Kim është kryetari i një shoqate që nuk mbledh as 5 veta me pi kafe.

Ajo që bëri Berisha ishte për konsum ndaj shtresave të pakënaqura nga sundimi kriminal i Edi Ramës, nga korrupsioni shtetëror, që nuk shohin shpresë tjetër, që nuk duan ta pranojnë se zgjidhja është shtet-kombi, se ka njerëz dhe ide të tjera që japin zgjidhje më të mira se ky njeri që mbart mbi vete krime të panumërta.