Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj prej kohësh na kishin paralajmëruar për një bashkëpunim, që është publikuar së fundmi dhe po korr sukses kudo. Bashkëpunimi i tyre i parë, mban titullin “Anash & Doja”, jo një por dy këngë, dhe është pëlqyer e shpërndarë pa fund.

Madje edhe nga juristja Eni Çobani, që ka publikuar në Instastory një foto nga “Shihemi në gjyq” dhe e ka shoqëruar me këngën “Anash”.
Flori e ka ripostuar në profilin e tij, duke i shprehur edhe një kërkesë të veçantë dhe me plot humor për Enin.

“Pupupu shihemi në gjyq. Po munde Zonja Eni një seancë ndërmjetësimi me gjumin dua unë”, ka shkruar ai krahas fotos.

Mesa duket kënga e re dhe puna në studio e ka lënë Florin pa gjumë. Por të gjithë ne, që kemi pëlqyer “Anash & Doja”, biem dakord se edhe kjo “sakrificë” ia ka vlejtur…