Përdorimi i maskave mbrojtëse në transport, supermarkete, turma, si dhe nga stafi në vendet ku gatuhet është një nga masat kryesore të qeverisë që do të hyjnë në fuqi nga 3 deri më 16 janar për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në një njoftim të shkurtër, Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha se, masat vijnë pas rekomandimeve të komitetit të specialistëve që u mblodh lidhur me trajtimin e variantit Omicron.

Masa më të ashpra mund të zbatohen nëse ato nuk janë efektive. Kufizimet aktuale ndaj personave të pavaksinuar për përdorimin e hapësirave të mbyllura si muze, kafene, restorante, teatro mbeten në fuqi.

Kontrollet do të jenë më të rrepta për vizitorët dhe do të lejohen vetëm pas një testi PCR (48 orë).

Deri në 50% të stafit në sektorët privatë dhe publikë mund të punojnë nga shtëpia gjatë asaj kohe, tha Plevris, dhe orari i rotacionit duhet të zbatohet në mënyrë që stafi të vijë në punë në kohë të ndryshme. Kjo do të parandalojë grumbullimin edhe në mjetet e transportit masiv. Secili biznes do të vendosë për numrin e stafit që do të punojë në distancë bazuar në nevojat e tyre.

Ministri i Shëndetësisë iu drejtua veçanërisht të rinjve, duke u bërë thirrje që të kenë kujdes në aktivitete të mbushura me njerëz. Ai rekomandoi që ata të kryejnë teste për t’u siguruar që nuk janë të ekspozuar ndaj virusit te të dashurit e tyre dhe të qëndrojnë larg nëse zbulojnë se janë të infektuar