Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço, ka rrëfyer raportin e saj me opinionisten e BBV Balina Bodinaku.

Balina mungoi në dy spektakle të “Big Brother VIP” për arsye shëndetësore, duke u zëvendësuar nga Sonila Meço. E gjitha ndodhi kur në spektakël po komentohej lidhja e Donaldit me Beatrix-in dhe “tradhtia” ndaj Borës.

Balina pati një reagim në rrjetet sociale duke shprehur mos dakordësinë për mënyren e të trajtuarit të kësaj teme dhe tha se produksioni dhe opinionistët e trajtuan çështjen e Donaldit si një gjyq moralist. Sonila tha gjatë një intereviste se ky ishte mendim personal i Balinës por moralin e Sonilës, “ai nuk ishte një gjyq”, ndërsa ka rrëfyer si qendron e vërteta e sherrit mes tyre.

Pyetja: Tani te keqkuptimi çfarë ishin ato fjalë që kishte kunja mes teje dhe Balina Bodinakut?

Sonila Meço: Uaa pse kunja, jo nuk ishin kunja ato, ato ishin heshta, topuzë, shpërthen, plas, goditje. Balina unë kam një fakt shumë interesant me Balinën se ne të dyja, në 2009-2010 kemi qenë bashkëprezantuese në atë sezon me Ardit Gjebrean tek “E diela shqiptare”. Unë kisha pjesën e parë që ishte më gazetareske Balina kishte pjesën e dytë të spektaklit.

E kur kemi dalë të dyja për herë të parë ka qenë një habi e madhe se si mund të bashkohen dy prototipa të ndryshëm por shumë komplementare me njëra tjetrën.

Balina ka atë ëmbëlsinë, si bebush, më e thjeshtë, unë pak më e komplikuar, vija nga politika e më kujtohet që ka qenë një vit shumë i bukur por edhe shumë i vështirë se u shkaktua një efekt ndër koleget e televizionit dhe më kujtohet programi ishte të dielën e dilnin suplementet e do kishin gjithmonë nga një gjë që ngacmonte shumë fort si për të dëmtuar performancën tonë të dielën.

Shpesh na vendosnin mua dhe Balinën nën një jo mikroskop por ç’të të them, vetëm për të shjeguar si e panë njëra tjetrën, si s’e panë, plastika e njërës, e tjetrës, ka pasur konflikt atje brenda etj, gjë që nuk na ndikoi kurrë as prezantimin.

Ne ishim aq mirë bashkë aty brenda, sot e kësaj dite ruajmë një miqësi të mirë. Asgjë e jashtëzakonshme.

Balina në të drejtën e saj e ka parë nga shtëpia ka thënë “mënyra si u bë ajo gjë u bë një gjyq”, për vlerat e Sonilës ai nuk është gjyq.

Po Balina është një mikeshë së cilës unë, pavarësisht se u mendua nga publiku se i zura vendin, por ishte një ftesë speciale, po të mos ishte speciale nuk do e kisha pranuar. Se t’i hysh një programi në mes kur ka ritmin dinamikën, për cfarë? Ishte kënaqësi t’i përgjigjesha ftesës së disa vajzave që kam miqësi të hershme për ti dhënë publikut dhe një Sonilë ndryshe.

Nuk ka shanse fare e s’ka bazë fare krahasimi mes meje dhe Balinës, Zot shyqyr që jemi unik.