Kompania ‘’WhatsApp’’ hedh një hap të rëndësishëm në botën e kriptomonedhave me mundësinë që përdoruesit amerikanë të dërgojnë dhe të marrin para përmes portofolit dixhital ‘’Novi’’, të zhvilluar nga Facebook-Meta.

Abonentët mund të kryejnë pagesa dhe më pas t’i marrin ato, drejtpërdrejt nga dhomat e bisedave, duke përdorur shërbimin e ofruar nga Novi, pa kosto shtesë.

Për momentin programi përfshin një numër të kufizuar llogarish të pranishme brenda territorit të SHBA-së, por mund të pritet që gama e veprimit të shtrihet të paktën në Indi dhe Brazil, ku faza e testimit sapo ka filluar.

‘’Novi’’ lindi nga projekti i monedhës dixhitale Libra, të cilin Facebook e kishte shpallur në vitin 2019 me synimin për të revolucionarizuar ekonominë globale.

Të gjitha transaksionet do të kryhen duke përdorur kriptomonedhën Pax Dollar (USDP), e cila është pjesë e kategorisë së monedhave të qëndrueshme, përveç bitcoins, sepse vlera e tyre mbetet e ankoruar me atë të monedhës fizike me të cilën ata lidhen, në këtë rast dollari.

‘’Novi’’ dhe ‘’WhatsApp’’ kanë konfirmuar se shërbimi nuk kërkon asnjë lloj komisioni në asnjë fazë të përdorimit të tij, nga konvertimi në dërgim, si dhe për depozitimin e dollarëve Pax në portofolin tuaj.

Garancia për ruajtjen e shumave i është besuar Coinbase, një platformë kryesore e shkëmbimit të aseteve dixhitale me bazë në San Francisko, e themeluar në vitin 2012 nga Brian Armstrong dhe Fred Ehrsam.