Ishte një sfidë e nivelit të lartë, që premtoi argëtim dhe Atalanta-Roma nuk i zhgënjeu pritshmëritë. Ishin verdhekuqtë që mbizotëruan dhe fituan pastër 4-1 në Bergamo. Që në “Gewiss Stadium” mund të ishte një ndeshje e veçantë u kuptua pas disa sekondash lojë. Në fakt, mysafirëve iu desh më pak se një minutë që të gjenin rrjetën e avantazhit me Abraham, i cili i servirur nga Zaniolo shpëtoi nga markimi i Djimsitit dhe më pas mundi Musson në dalje.

Duke ecur përpara, Roma vazhdoi të shtypte fort gazin dhe me Atalantën që kërkonte një barazim të menjëhershëm, ritmi ishte shumë i lartë. Në minutën e 27-të, Veretout shërben Zaniolo, i cili zhbllokohet dhe shënon golin e parë personal në këtë kampionat.

Në këtë pikë Gasperini vendos të ridizenjojë tërësisht skuadrën e tij dhe në minutën e 34-t vendos të hedhë në fushë një sulmues, Muriel për Djmsitin. Lëvizja rezulton e saktë sepse në fundin e pjesës së parë, kolumbiani ngushton shifrat në 1-2. Në pjesën e dytë, Atalanta rinis fuqishëm dhe në minutën e 68-të, Irrati, me ndihmën e VAR-it, anulon atë që do të kishte qenë goli për 2-2. Pozicion aktiv jashtë loje i Palomino.

Brenda katër minutash, rezultati shkon në 1-3. Kësaj here është Smalling, ai që lë shenjën e tij. Atalanta u hodh përpara në një përpjekje për ta hapur rezultatin, por duke e bërë këtë, në mënyrë të pashmangshme u la hapësirë ​​lojtarëve verdhekuq për të shënuar edhe golin e katërt me Abraham (82’).