Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken njofton për sanksione të reja dhe ndalesa për marrje vizash drejt ShBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

“Në ditën ndërkombëtare Anti-Korrupsion, ShBA-ja do të vendosë sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë.

Së bashku ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken në “Twitter”.

Kujtojmë se Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviçin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë