Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi krijimin e një nisme presidenciale për mbrojtjen e demokracisë, në samitin e parë virtual global kushtuar kësaj teme. Plani parashikon vënien në dispozicion të 424,4 milionë dollarëve globalisht për t’u fokusuar në pesë fusha vendimtare për transparencën dhe llogaridhënien e atyre që qeverisin:

  • mbështetjen e mediave të lira dhe të pavarura,
  • luftën kundër korrupsionit,
  • mbështetjen e reformatorëve demokratë,
  • zhvillimin e teknologjisë për demokracinë,
  • mbrojtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira si edhe proceset politike.
  • ”Ne duhet të veprojmë kundër autoritarizmave dhe të mbrojmë të drejtat e njeriut”, theksoi Joe Biden duke hapur samitin për demokracinë.

Lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat e njeriut do të jenë ndër prioritetet e administratës Biden në samitin për demokracinë.