Në Paris të Francës, Lionel Messi u shpall fitues i “Topit të Artë” për herë të 7-të në karrierën e tij, duke u bërë lojtari më me shumë trofe të tillë në histori.

Nëse Messi fitoi Topin e Artë, në krahun tjetër një tjetër futbollist i shkëlqyer mori një çmim që e vendos atë përkrah legjendave më të mëdha të futbollit.

Bëhet fjalë për Mohamed Salah i cili është zyrtarisht fituesi i 19-të i çmimit “Golden Foot”, një çmim i madh ky që sulmuesi argjentinas nuk ka arritur akoma ta fitojë duke i munguar kështu koleksionit të trofeve.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Salah nuk ishte në gjendje të merrte pjesë personalisht në ceremoninë, por gruaja e tij ishte aty për të marrë çmimin prestigjioz që është fituar nga kaq shumë legjenda.

Fitimi i çmimit Golden Foot do të thotë që gjurmët e lojtarit do të zënë vendin në shëtitoren e Kampionëve në Monako së bashku me gjurmët e legjendave si, Pele, Diego Maradona dhe shumë të tjerëve.

“Unë jam gjithmonë shumë i lumtur kur fitoj një çmim. Çmimi Golden Foot ka një domethënie të veçantë për mua, sepse është fituar nga shumë legjenda të futbollit botëror. Për këtë arsye e konsideroj një çmim vërtet special”, është shprehur Salah pas fitimit të “Golden Foot”.

Dhe Salah u përball me një konkurrencë tepër të vështirë për të dalë në krye me Messin (që ende nuk e ka fituar këtë çmim), Gerard Pique, Robert Leëandoëski, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Karim Benzema dhe Romelu Lukaku që përmbyllnin të nominuarit në vitin 2021.

Këmba e Artë krenohet si ‘çmimi i vetëm që mund të fitohet vetëm një herë në karrierë’ me vetëm lojtarë aktivë mbi moshën 28 ​​vjeçare të kualifikuar për të marrë gjurmët e arta.

Ja cilat janë legjendat që iu bashkohet Salah pas fitimit të çmimit “Golden Foot”:

2003 – Roberto Baggio

2004 – Pavel Nedved

2005 – Andriy Shevchenko

2006 – Ronaldo Nazario

2007 – Alessandro del Piero

2008 – Roberto Carlos

2009 – Ronaldinho

2010 – Francesco Totti

2011 – Ryan Giggs

2012 – Zlatan Ibrahimovic

2013 – Didier Drogba

2014 – Andres Iniesta

2015 – Samuel Eto’o

2016 – Gianluigi Buffon

2017 – Iker Casillas

2018 – Edinson Cavani

2019 – Luka Modric

2020 – Cristiano Ronaldo

2021 – Mohamed Salah