Një furgon i bardhë është futur në oborrin e selisë së PD dhe ka “xhiruar” gomat.

Dyshohet se ai është përdorur për transportin e delegatëve për t’iu bashkuar Kuvendit Kombëtar që ka thirrur Sali Berisha.

Personat që kanë qenë brenda, kanë brohoristur “Rroftë Sali Berisha” dhe pas disa momentesh furgoni është larguar.

Ky është incidenti i parë që ndodh në zyrat kryesore të PD, në rrugën e Elbasanit.

Në gatishmëri është dhe Policia e Shtetit, për të shmangur çdo përplasje të mundshme.