Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë vi kti më nga COVID-19. Në orët e fundit ëhstë rritur ndjeshëm numri i infeksioneve në vend. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 53 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 30 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.

Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i v de kjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033. Në total numri i rasteve aktive është 419.