Një avion turistik është rrëzuar në brigjet lindore të Australisë, ku 4 persona kanë humbur jetën. Mes viktimave, janë dy të rritur dhe dy fëmijë, të cilët kanë humbur jetën mëngjesin e së dielës.

Avioni me të cilin ata po udhëtonin viktimat u rrëzua për shkaqe të panjohura në brigjet e Redcliffe, një qytet jashtë Brisbane.

Mes viktimave ishte piloti 69-vjeçar dhe 3 pasagjerë, një i rritur dhe dy fëmijë.