Në surprizën që kishte përgatitur për Donaldin pak ditë më parë, Romeo ngacmoi edhe Beniadën. “Dëgjo, thuaj ndonjë fjalë asaj Beniadës për mua se është shumë e mirë o zemra”, i tha Romeo-Donaldit, ndërkohë që publiku ende e di në një lidhje dashurie me Aleksia Peleshin.

Dhe pas kësaj deklarate, Aleksia ka reaguar duke postuar në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me të bardha dhe shkruan: “E komplikuar”, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e saj e dashurisë aktualisht është e komplikuar.

Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, duke shpresuar që ndarja mes çiftit të mos jetë e vërtetë.