Mbrëmjen e kaluar, gjatë transmetimit live, Donaldit iu bë një surprizë nga vëllai i tij binjak. Romeo i  kishte përgatitur një audio ku i shprehte mallin dhe dashurinë për të.

“Dua shumë të të përqafoj, të shoh nga ekrani dhe të kam kaq pranë dhe nuk të prek dot. Nëse nuk do të më mërzisësh thjesht rri gjithnjë i buzëqeshur”, ishin  disa nga fjalët e tij.

Në fund të audios, Romeo në nota humori i kërkoi Donaldit t`i fliste Beniadës për të.
“Dëgjo, thuaj ndonjë fjalë asaj Beniadës për mua se është shumë e mirë o zemra”, qenë fjalët që shkaktuan shumë të qeshura tek banorët.

Kujtojmë se Romeo është tashmë në një lidhje me Aleksia Peleshin.