Donaldi ka qenë në vëmendje ditët e fundit dhe shumë i sulmuar, por një mbështetje të madhe ka marrë nga i vëllai. Së fundmi Romeo ka vendosur të postojë një foto që duket sikur është kunjë për disa nga personat që i janë kundërvënë Donaldit.

”I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet. As nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë. Sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, shkruhet në postimin që vjen pas së premtes, ku Donaldi pati sërish debate me Arjolën dhe Ilirin.