Shumica e publikut të ‘Big Brother VIP’ mezi e ka pritur këtë moment. Romeo do të futet në ‘Big Brother Vip’ për të zëvendësuar Donaldin.

Vetë produksioni i Big Brother Vip e ka konfirmuar diçka të tillë.

“A do ta kuptojnë banorët se në vend të Donaldit do të jetë Romeo?”, thuhet në një video të publikuar.

Tashmë konfirmimi erdhi nga vetë Romeo:

“Tonight is the night #cantwait ❤️ @donaldveshaj”

(Sot është nata. Mezi pres),- shkruan ai.

Kujtojmë që javën e kaluar gjatë spektaklit Romeo i bëri Donaldit një surprizë mjaft emocionuese.

‘’Demi i vëllait, e di që nuk isha dakord që t’i të futeshe në ‘’BBV’’ por sot e kam kuptuar se kam qenë gabim. Kam kuptuar se unë thjesht nuk doja që të jetoja dot pa ty. Sot jam i lumtur që sot prezantohem si vëllai i Donaldit dhe jo vetëm si Romeo. Dua shumë të të përqafoj, të shoh nga ekrani dhe të kam kaq pranë dhe nuk të prek dot’. Nëse nuk do të më mërzisësh thjesht rri gjithnjë i buzëqeshur”, tha Romeo.

Donaldi reagoi i prekur dhe tha se e ka marrë shumë malli për vëllain e tij.