Andy Robertson, lojtari i Liverpool, në një intervistë të dhënë në për mediat vendase, ka dashur të vlerësojë skuadrën që do të ketë përballë në Champions.

Ai është shprehur shumë i kënaqur që më në fund do të luajë në Meazza pasi ndaj Milan-it ka qënë në stol.

“Shorti u hodh dhe është bërë emocionues tashmë. Në fillim na ra Salzburg e pastaj Inter.

Ndeshja ndaj Inter-it do të më japë mua mundësinë të luaj në San Siro, një dëshirë që e kam patur kur isha fëmijë. Mbaj mend që ndaj Milan-it në grupe ishte një ndeshje e vështirë, por ndaj Inter-it do të jetë akoma më e vështirë pasi ata janë një ekip i fortë fizikisht dhe shumë të përgatitur nga ana taktike dhe strategjike. Me mbrojtës shumë të mirë, me mesfushë shumë kreative dhe me sulmues nuhatës të golit.

Por gjithashtu ne jemi Liverpool dhe nuk jemi të lehtë për tu mposhtur”.