Kantieri i rindërtimit të lagjes së re në Manzë është drejt përfundimit dhe në mesin e janarit familjet do të hyjnë në apartamentet e reja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotot nga kantieri i rindërtimit në Manzë, një lagje pa asnjë dallim me zonat urbane të Tiranës dhe qyteteve të mëdha.

“Mirëmëngjes nga Manza”, tha Rama ndërsa publikoi fotot e lagjes së re.

Lagjja e re ofron standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim.

Shumë shpejt do të ndërtohet në zemër të lagjes kopshti dhe shkolla 9-vjeçare.

Në kantierin e lagjes së re janë angazhuar rreth 500 punëtorë, për të bërë të mundur që në mesin e janarit familjet të hyjnë në apartamentet e reja.