Vendi ynë këtë të premte është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu e bore në zonat malore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se reshjet e shiut me intensitet mesatar nuk kanë shkaktuar asnjë problem në qarkullimin e makinave deri më tani.

Ndër të tjera ajo bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore ?? të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë

“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin ? pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve ?

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës?

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore ?? të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, shkruan ARRSH.