Qytetarët mund të regjistrojnë adresën e banimit në një projekt të inicuar nga Ministria e Brendshme.

Në fushatën e ndërgjegjësimit me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta”, ju mund të regjistroni:

Shërbime të gjendjes civile (certifikatë personale, regjistrim lindjeje, certifikate martese). Ju nuk mund të regjistroni fëmijën e porsalindur pa patur një adresë të saktë banimi. Po kështu nuk mund ta regjistroni fëmijën tuaj as në kopësht nëse s’keni në sistem një adresë të deklaruar banimi.

Shërbimi postar (sistemi gjygjësor, sistemi arsimor, sistemi bankar, sistemi fiskal). Një mori shërbimesh të kësaj natyre aksesohen online pa qenë nevoja të sorollateni nëpër zyra e të humbni kohë, por për t’i përfituar këto shërbime parakkusht është që të keni një adresë banimi të regjistruar.

Shërbime publike (Shërbim i mbrojtjes nga zjarri, Shërbimit të Urgjencës Mjekësore). Ndonëse këto struktura kanë mekanizma më të sofistikuar për të mbërritur te ju në rast të një emergjence, duke patur një adresë të saktë banimi natyrisht që është më e lehtë edhe për ta.

Edhe shtetasit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë përfitojnë shërbime të gjendjes civile këtu në shtetin amë, por edhe në përfaqësitë tona diplomatike e konsullore nëpër botë. Pa patur një adresë banimi nuk e formalizon dot marrëdhënien tënde me shtetin amë ashtu sikundër ata e kanë të formalizuar me shtetet ku jetojnë e punojnë prej vitesh. Për regjistrimin e adresës së banimit janë dy forma. Së pari përmes portalit ‘eAlbania’ me një procedurë të thjeshtuar që kryhet në pak minuta. Së dyti duke u paraqitur vetë pranë zyrave të Gjendjes Civile të bashkisë ku banoni.

Sot në Regjistrin Kombëtar të Adresave janë rreth 750 mijë familje me një adresë të deklaruar dhe të verifikuar.