Deri në orën 13:00, në total kanë votuar 27 719 demokratë për shkarkimin e Kryedemokratit Basha, ndërsa vazhdon të shtohet intensiteti i votuesve. Këto janë shifrat më të fundit të cilat i ka bërë të ditura anëtarja e Komisionit të Rithemelimit.

Në të gjitha qendrat ende ka radhë të gjata, u shpreh Vokshi, ndërsa shton se me gjithë borën dhe të ftohtin njerëzit vazhdojnë të rrinë në radhë

Nëse do të ketë fluks të lartë, të gjithë komisionerët janë këshilluar të shtyjnë orarin për votimin dhe kështu çdokujt do i jepet mundësia për të votuar.

Deri në orën 13:00, këto janë rezultatet për qarqet:

Shkodër, 2252 anëtarë
Lezhë, 2500 anëtarë
Kukës, 1490 anëtarë
Dibër, 1355 anëtarë
Durrës, 2990 anëtarë
Tiranë, 6347 anëtarë
Elbasan, 2171 anëtarë
Berat, 890 anëtarë
Korçë, 2730 anëtarë
Fier, 2674 anëtarë
Gjirokastër, 1120 anëtarë
Vlorë, 1200 anëtarë