Nga Adriatik Doçi/ Dy politikanë të korruptuar në Ballkan kanë shpallur dhe mbajtur referendum ‘pupullor’ kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, refomës në drejtësi dhe në formë presioni për të marrë një garanci se nuk do të përfundojnë si ‘delja’ e tyre Adriatik Llalla.

Ata janë Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Ilir Meta shpalli zgjedhjet e 25 prillit 2021 referendum kundër kundër SHBA, SPAK dhe në mbrojtje të perandorisë së korrupsionit dhe pastrimit të parave. Referendumi rezultoi fatal për partinë e tij LSI-në, e cila përfundoi si Uzina e Ballshit.

Sot Sali Berisha inskenoi një referendum kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, financuar me para të pista dhe organizuar nga ish pushtetarë të botës së korrupsionit.

Referendumi është një marrëzi historike pa asnjë vlerë juridike. Referendumi i Berishës mund t’i hyjë në punë vetëm SPAK për të hetuar burimin e parave për zbatimin e kësaj marrëzie, e cila reflekton hallin e madh familar të kreut të Foltores.

Nesër Sali Berisha do zgjohet dhe sërish emri i tij do të jetë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si i korruptuar, shantazhues i drejtësisë dhe minues i demokracisë, por me një rrezik të ri, rrezikun e shpalljes së Foltores organizatë kriminale nga Shtetet e Bashkuara të Amrrikës.