Aaron Ramsey, do të luajë ndeshjet e fundit me Juventusin, përpara se të largohet gjatë merkatos së janarit.

Mesfushori uellsian do të largohet nga bardh e zinjtë pas dy vitesh e gjysmë, ku nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë në futbollin italian.

Këtë edicion në Seria A, minutat për Ramsey kanë qenë të limituara, i cili ka luajtur 5 ndeshje, në total vetëm 112 minuta, shumë pak për një futbollistë që dëshiron të jetë protagonist kryesorë në futbollin europian.

Në këto kushte 30-vjeçari ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me “Zonjën e Vjetër”, dhe me shumë gjasa pritet një rikthim i tij në kampionatin anglez.

Janë 3 skuadra të Premier Leagues që dëshirojnë shërbimet e mesfushort uellsian.

Sipas gazetarit të njohur, Daniele Longo, Newscastle, everton dhe West Ham United, janë skuadrat që mund të rikthejnë Ramseyn në Premier League, me Juventusin që synon të marrë rreth 10 milion euro nga shtija e lojtarit.

Në total Ramsey ka zhvilluar 70 ndeshje për Zonjën e Vjetër nga viti 2019, ku ka shënuar gjashtë gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.