Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga lumi Vjosa ku shkruan se është kthyer në shtratin e saj në një kohë optimale, si provë kuptimplotë e të gjithë punës së bërë për ndërtimin e argjinaturave të reja mbrojtëse dhe mirëmbajtjes së sistemit të kullimit.

“Vjosa rikthehet në shtratin e saj në një kohë optimale, si provë kuptimplotë e të gjithë punës së bërë, për ndërtimin e argjinaturave të reja mbrojtëse dhe mirëmbajtjen e sistemit të kullimit në gjithë zonën”, shkruan Rama.