Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka dhënë gjatë një komunikimi me disa protestues nga Shoqata e Invalidëve. Këta të fundit i kërkuan Ramës shpjegime për disa shqetësime të tij dhe të shoqatës që ai përfaqëson.

Kreu i qeverisë premtoi se do të merrej personalisht me shqetësimin e tyre, ndërkohë njoftoj se këtë do ta bënte pas kthimit të tij nga SHBA.

Ende nuk dihet agjenda e kryeministrit Rama në SHBA.